Zanetti: Interi e meriton kualifikimin

Zanetti: Interi e meriton kualifikimin

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti beson se klubi italian e meriton kalimin në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët përballen me një lojë të rëndësishme me PSV-vë të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, fati i tyre nuk është në duart e tyre, pasi ata do të bien në Ligën e Evropës, nëse Tottenhami merr një rezultat më të mirë se ta në Barcelonë.

Sipas legjendës dhe tani zëvendëspresidentit Zanetti, Interi e meriton të kualifikohet për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

“Para se të mendojmë për rezultatin në ndeshjen midis Barcelonës dhe Tottenhamit, duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë fillimisht Zanetti për faqen zyrtare të klubit.


“Ne kemi nevojë për të fituar ndeshjen tonë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të mundur PSV-në dhe pastaj mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv në Camp Nou”

Shpërndaje në: