Gjakovarët dorëzojnë nesër dëshmi për krime lufte në Prokurorinë Speciale

Gjakovarët dorëzojnë nesër dëshmi për krime lufte në Prokurorinë Speciale

Udhëheqësja e shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, ka kontaktuar redaksinë e Periskopit duke treguar se nesër do të deponojnë dëshmi për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Prishtinës, respektivisht Departamentit për Krime Lufte.

Për çdo vit, pelegrinë serbë vijnë në Gjakovë duke shkaktuar protesta në qytet nga njerëz të prekur prej krimeve të luftës. Shumë gjakovarë pretendojnë se mes pelegrinëve ka edhe shumë të tillë që kanë kryer krime lufte ndaj tyre.

Kjo është hera e nëntë që dorëzohen dëshmi të tilla.

Kjo pritet të ndodh qysh nesër. Këto janë dokumentet e dërguara:

LETËR E HAPUR

NGA: GRUPI I SHOQËRISË CIVILE PËR GRUMBULLIMIN E DËSHMIVE PËR KRIME LUFTE NË KOMUNËN E GJAKOVËS DHE PËRGATITJEN E KALLËZIMEVE PENALE KUNDËR KRIMINELËVE SERBË, GJATË LUFTËS SË VITEVE 1998/99

PËR: PRESIDENTIN E REPUBLIKËS  SË KOSOVËS,  Z. HASHIM THAÇI

KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. RAMUSH HARADINAJ

KRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. KADRI VESELI

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME, Z. BEHXHET PACOLLI

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME, Z. EKREM MUSTAFA

  • Duke parë shkallëzimin e situatës në raport me sovranitetin e Republikës së Kosovës me dialogun e pafund me Serbinë dhe mos respektimin e marrëveshjeve të mëhershme të ndërmjetësuara nga Brukseli;
  • Duke marrë parasysh se Serbia ende nuk është gjykuar për krimet e bëra kundër shqiptarëve dhe nuk ka kërkuar falje;
  • Duke marrë parasysh se shteti serb ende i mban si pengje politike eshtrat e shqiptarëve të cilët i ka rrëmbyer, vrarë, masakruar dhe zhdukur duke ua fshehur edhe gjurmët nëpër Serbi;
  • Duke marrë parasysh se shqiptarët po gjykohen për pafajësinë e tyre madje deri në Gjykatën Speciale për Krime lufte ndërsa agresorët po përkdhelen nga Evropa

 

KËRKOJMË

T’u ndalohet hyrja në Gjakovë kriminelëve serbë të veshur me petkun e pelegrinit që duan ta vizitojnë Gjakovën, të cilën e kanë vrarë e përgjakur, masakruar e djegur dhe përsëri e provokojnë, prandaj kërkojmë me ngulm që ta pengoni hyrjen e tyre më 6 janar 2019 por edhe çdo ditë tjetër, në bazë të dëshmive të paraqitura në Prokurorinë për Krime Lufte, dëshmi të cilat përbëhen nga fakte e fotografi të kriminelëve serb që kanë kryer krime.

Ne iu bëjmë me dije se deri më tani kemi dorëzuar në Prokurori mbi 700 emra kriminelësh.

Me shpresë se do ta parandaloni ardhjen e  tyre e cila konsiderohet provokim ndaj qytetarëve të komunës sonë të cilët ende i kanë plagët e freskëta dhe janë në pritje të eshtrave të bijve dhe bijave të tyre, ju do ta kryeni punën si shtetarë përgjegjës dhe kompetent.

Me respekt,

 

 

Udhëheqëse e Grupit                                                                          Dt.12.12.2018

Shkëndije Hoda

 

PROKURORISË SPECIALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

DEPARTAMENTIT PËR KRIME LUFTE

PRISHTINË

12.12.2018

 

 

                                                                   S P E C I F I K A C I O N

 

Dokumente dhe dëshmi, lista me emra kriminelësh serbë, dokumente të rëndësishme të mbetura nga institucionet e instaluara serbe gjatë luftës në Kosovë- Komuna e Gjakovës, fotografi të shqiptarëve të vrarë e të masakruargjatë luftës, nga forcat serbe si dhe fotografi të shtëpive dhe objekteve të djegura gjatë luftës së vitit 1998/99, në komunën e Gjakovës.

 

 

  1. Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 610
  2. Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 44
  3. Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 9
  4. Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 37
  5. Dokumenti i sigurimit serb “SUP DJAKOVICA” 4 faqe
  6. Dokumenti SPB serb ”DNEVNI RASPORED RADA” 1 faqe
  7. Dokument ushtarak serb i dt.18.05.1999 “Komanda 52.arbr. PVO 1 faqe
  8. Dokument i radio lidhjeve “Plan UKT-Radio veza” PIREJ 834 1 faqe
  9. Vendim i komunës dt.1.03.1999 që autorizon Mitar Shariq, Koord. Të sigurisë lokale 2 faqe
  10. Dokument i P.U Gjakovë me emra ushtarakësh “Naredjenje za sluzbeno putovanje” 21.05.1999
  11. Raport ditor “Dnevna zaposvest” nga Komandanti i Karaullës . 01.11.1998 1 faqe
  12. i Burgut, Istog “Naredba” 25.01.1998 , 1 faqe
  13. Dok ushtarak i Kom. Mjeksor Nish’NVLK Nis” dt.10.04.1999 3 faqe
  14. Dok serb për bartjen e të varëve serbë “Dok za ekipu prihvat i prevoz poginulih” 1 faqe
  15. Gjykata e Qarkut Pejë “Poziv za glavni pretres” 07.01.1999 1 faqe
  16. Dokument sekret ushtarak serb Exhibite 1 faqe
  17. SPB serb Gjakovë, drejtuar gjyqtarit Veselin Çagjenoviq” Pejë. 04.08.1998 1 faqe
  18. Deklaratë e qytetarit Ilmi Musliu në FB, rreth deklaratës së kriminelit Aleksandër Rajeviq- 4 faqe
  19. Dok serb për përndjekje “Lokalna Poternica” 1 faqe
  20. Spitali ushtarak Nish “ Naredjenje za dopunu hirurske ekipe” 12.04.1999 1 faqe
  21. SPB serbe Gjakovë, letër drejtuar SPB Beograd, 19.08.1997
  22. Korpusi i Prishtinës dok. “Hitno” 05.05.1999 1 faqe
  23. Dëshmi pagese për zyrtarët serb, 1 faqe
  24. Raport i policëve të SPB serb, për kontrollin e lëvizjes së shqiptarëve në fshatra, 27.07.1998, 1 faqe
  25. Shema e radio lidhjeve me tela “Sema zicnih veza za rad u ratu” 3 faqe
  26. Raport ditor nga Karaulla “Dnevna Zapovest” 17.01.1999, 3 faqe
  27. Dok i SPB serbe “MUP Djakovica për Radoniq”, nr.25. 12.11.1998, 6 faqe
  28. Mbledhja e pestë e sektorit të policëve rezervistë” Rezervna policija” , 2 faqe
  29. Policët lokalë dhe shërb.e Serbisë, Gazeta Kosova e Lirë, botuar 10.01.2000, 2 faqe
  30. SPB serb Gjakovë i lejon armë bashkëpuntorit, Muharrem Musë Ibraj, 30.10.1998, 2 faqe
  31. SPB serb Gjakovë i lejon armë bashkëpuntorit, Vilsan Imeri, 28.08.1998, 1 faqe
  32. Shënim rreth bastisjes së Rest.Verandës, 16.01.1998
  33. Plan “Bosut” 1 dhe 2 “SEMA” doc i besueshëm , 1 faqe
  34. Vendim i komunës dt.1.03.1999 që autorizon Zoran Shariq, Koord. i sig. Lokale, Meqe 1 faqe
  35. Fotografi të të dyshuarve si kryerës të krimeve kundër shqiptarëve, 12 faqe
  36. Fotografi të fotografi të shtëpive dhe i objketeve të djegura gjatë luftës së vitit 1998/99, 3 faqe
  37. Fotografi origjinale të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga kriminelët serbë, 38 faqe

 

 P.S; Të gjitha këto dokumente dhe dëshmi datojnë nga kopa e luftës së vitit 1998/99 në komunën e Gjakovës.

Shpërndaje në: