‘Çdo ekip që e ka Messin në skuadër është favorit’

‘Çdo ekip që e ka Messin në skuadër është favorit’

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Nayim ka deklaruar se çdo ekip ku luan Lionel Messi do të jetë gjithmonë favorit pasi skuadra e Mauricio Pochettino do të bëhet gati për t’u përballur me Barcelonën në një përplasje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve sonte në mbrëmje.

Mesfushori u bashkua me Spurs nga Barca në vitin 1988 dhe luajti 144 herë për londinezët, duke shënuar 18 gola, përcjell Periskopi.

Tottenham duhet ta fitojë ndeshjen ndaj ‘Blaugranasve’ ose Interi të mos fitojë ndaj PSV në mënyrë që të kualifikohen në raundin e 16 më të mirave.

Image result for Leo Messi

”Çdo ekip që ka në skuadër Leo Messin është më favorit se gjithë pjesa tjetër, por ai nuk mund të bëjë gjithmonë gjithçka vet. I duhet ndihma edhe nga pjesa tjetër e skuadrës”.

”Ka edhe ekipe të tjera të rëndësishme që mund ta fitojnë, por Barcelona duket se e ka Ligën e Kampionëve si qëllimin e tyre kryesor dhe deri më tani kam parë se si ata konkurrojnë në mënyrë të shkëlqyeshme në Evropë”, citohet të ketë thënë Nayim. /Periskopi

Shpërndaje në: