Tottenham në fazën tjetër, Interi në Europa League (VIDEO)
Tottenham ka arritur të fitojë një pikë të artë si mysafir i Barcelonës, mjaftueshëm për t’u kualifikuar në fazën e 16 më të mirave.
Në minutën e 9-të Ousmane Dembele me një aksion individual i dha epërsinë vendasve, para se katër minuta para fundit Lucas Leiva barazoi dhe kualifikoi Spurs në fazën tjeter.
https://www.youtube.com/watch?v=jhQlCTFQ8Ww
https://www.youtube.com/watch?v=pxqbDCtOStY
Barcelona kualifikohet me vendin e parë, ndërsa Tottenham në të dytin.
Befasia ka ndodhur në Itali, ku Interi nuk ka mundur ta mposht PSV-në, duke barazuar në shtëpi 1 me 1.
Së pari, ‘Zikaltërit’ u befasuan nga goli i Lozanos, ndërsa Icardi barazoi 20 minuta para fundit dhe deri në fund nuk arriti të marrë fitore, që do ta kualifikonte në fazën tjetër. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=pNy1wbOuvjY



