Serbët të poshtëruar, Zvezda ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve

Serbët të poshtëruar, Zvezda ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve

Crvena Zvezda e ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve me katër pikë të tubuara, duke u renditur në vendin e fundit në grupin C. 

Zvezda ishte në ‘grupin e vdekjes’ bashkë me PSG-në, Liverpoolin dhe Napolin, transmeton Periskopi.

Pikërisht sonte ishte ekipi francez që i shkaktoi humbjen e parë Yllit të Kuq në ‘Maracanan’ e Beogradit, duke i mposhtur bindshëm 4 me 1.

Ata barazuan me Napolin pa gola, ndërsa mposhtën Liverpool 2 me 0 në stadiumin më të frikshëm të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Related image

Njëkohësisht kampioni aktual i Serbisë është ekipi më i dobët i fazës së grupeve, pasi ka pësuar plotë 17 gola – mbrojtja më e dobët në Ligën e Kampionëve aktualisht.

Për këtë janë shprehur të poshtëruar edhe serbët, që në fakt priten diçka më shumë nga Zvezda.

Ata në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer kundër trajnerit Vladan Milojevic, që sipas tyre është fajtori kryesor për dëshpërimin që ua solli ekipi i tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: