Është lojtar i Barcelonës por Pique blen një ekip tjetër

Është lojtar i Barcelonës por Pique blen një ekip tjetër

Sipas gazetarit të Diari d’Andorra, Ivan Alvarez, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e ka blerë klubin amator, FC Andorra, përmes kompanisë së tij, Kosmos Group.

Ndryshimet e fundit në rregullore ia kanë mundësuar Piques që ta blejë këtë klub dhe ta ri-konstruktojë atë me qëllimin e vetëm – për ta inkuadruar në divizionet më të larta të futbollit spanjoll.

 

 

Tashmë, ëndërra e Piques është realizuar pasi mbrojtësi më parë kishte deklaruar se e ka synim që ta blejë një klub futbolli.

Klubi i futbollit, Andorra është themeluar në vitin 1942 dhe aktualisht luan në kampionatin regjional, Primera Catalana, e cila bën pjesë në kategorinë e pestë.

Skuadra në fjalë e ka fituar Copa Catalunya në vitin 1994 dhe i ka shijuar disa sezone në divizionin e tretë të Spanjës, 2B.

Përndryshe, për të ardhmen, Pique është përmendur shpesh edhe për postin e presidentit në klubin, ku ai aktualisht luan, Barcelona.

Shpërndaje në: