Pas Muric, edhe Zhegrova merr lajm të keq nga ekipi i Genk

Pas Muric, edhe Zhegrova merr lajm të keq nga ekipi i Genk

Talentëve të kombëtares së Kosovës nuk po i ecën mirë tek ekipet e tyre respektive.

Pasi u kumtua lajmi se portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muric do të duhet të mendoj largimin nga gjiganti anglez në verë, për shkak të transferimit të një portieri tjetër nga Pep Guardiola, edhe Edon Zhegrova vazhdon të injorohet nga ekipi i tij Genk.

Zhegrova nuk ka pasur minuta të mjaftueshme tek skuadra belge, derisa shpeshherë është lënë jashtë ekipit, duke mos u ftuar fare në ndeshjen.

Kësisoji, Genk luan ndeshjen ndaj Sarpsborg nesër në Europa Ligë, çka do ta vendosë edhe vendin e parë në grup, pasi diferenca është vetëm një pikë.

Trajneri Philippe Clement i ka ftuar lojtarët më të mirë të mundshëm me qëllimin për ta fituar këtë ndeshje vendimtare.

Por ai ka vazhduar ta injoroj talentin e Kosovës, i cili do të duhet ta mendoj largimin nga Belgjika qysh në janar. /Periskopi

Image may contain: 1 person, text

Shpërndaje në: