Serbët e konsiderojnë Francën ‘të vdekur’, shkaku i Kosovës

Serbët e konsiderojnë Francën ‘të vdekur’, shkaku i Kosovës

Mbrëmë PSG mposhti Crvena Zvezdën në Beograd me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.
 
Si zakonisht, serbët gjejnë vend në sport që të shfaqin kundërshtimet për politikë, transmeton Periskopi.

Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e mbrëmshme, kur tifozët e ‘Yllit të Kuq’ shfaqën një banerë kundër Francës, e cila aktualisht mbetet aleatja e Kosovës.

”Franca që ne kemi adhuruar nuk ekziston më”, u shkruajt në banerin e tifozëve në pjesën veriore të stadiumit ‘Rajko Mitic’.

Kujtojmë se deri në Luftën e Parë Botërore Franca ishte aleate bashkë me Serbinë. /Periskopi

Shpërndaje në: