‘Nata e mbrapshtë’, dështon edhe United, Juventus e Bayern (VIDEO)

‘Nata e mbrapshtë’, dështon edhe United, Juventus e Bayern (VIDEO)

Manchester United është mposhtur 2 me 1 nga Valencia, në Mestalla.

Goli i Solerit (17′) dhe autogoli i Phil Jones (47′) i dhanë fitoren vendasve, që luajnë në Europa Ligë nga rrethi tjetër.

Manchester United shënoi gol me Marcus Rashford (87′) dhe kualifikohet nga vendi i dytë.

Edhe Juventus ka vazhduar me plotë befasi natën e sontme, duke humbur 2 me 1 nga Young Boys.

Për ekipin zvicerian dy golat i shënoi Hoarau (30′ 68′), ndërsa Dybala (80′) ngushtoi diferencën dhe vulosi rezultatin 2 me 1. ‘Bardhezinjët’ vazhdojnë aventurën në Ligën e Kampionëve me vendin e parë, kurse Young Boys përshëndetet nga ky kompeticion.

Bayern ka barazuar si mysafir i Ajax 3 me 3 në dramën e zhvilluar në ‘Cruyff Arena’.

‘Bavarezët’ shënuan së pari me Lewandowskin (13′).

Nënkampioni holandez u rikthye në pjesën e dytë me dy golat e Dusan Tadic (61′ 82′), kurse sulmuesi polak (86′) shënoi sërish dhe barazoi nga penalltia, para se Coman (90′) të shënonte golin e epërsisë për ekipin e Kovac.

Kur mendohej që Bayern do të merrte tre pikë, Tadic shënoi, për ta vulosur rezultatin 3 me 3. Gjermanët kalojnë në fazën e 16 më të mirave nga vendi i parë, kurse Ajax një pozitë më poshtë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: