Europa Ligë, konfirmohen 32 skuadrat që kalojnë grupin – ja rregullat
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Europa Ligë.
As ky kompeticion nuk ka shpëtuar pa befasi, duke e rradhitur të parën atë Milanit, që u mposht 3 me 1 nga Olympiacos dhe për ta mos vazhduar rrugën evropiane.
Edhe eliminimi i Leipzig e Besiktas ishin të papritura.
Ekipet që janë kualifikuar nga vendi i parë: Bayer Leverkusen, Salzburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Villarreal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dynamo Kiev dhe Chelsea.
Ekipet që janë kualifikuar nga vendi i dytë: Zurich, Celtic, Slavia Prague, Fenerbahce, Sporting, Olympiacos, Rapid Vienna, Lazio, Malmo, Krasnodar, Rennes dhe BATE.
Ekipet që kanë ardhur nga Liga e Kampionëve: Club Brugge, Inter, Napoli, Galatasaray, Benfica, Shakhtar Donetsk, Plzen dhe Valencia.
Shënim: Shorti hidhet të hënën nga ora 13:00. Dy skuadrat nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen mes vete. Ekipet e vendit të parë ndeshen me ato të vendit të dytë, duke shtuar edhe skuadrat nga Liga e Kampionëve që në bazë të koefiçientit që kanë nga UEFA do dihet se në cilën vazo do bëjnë pjesë. /Periskopi



