Rashicën e kishin kërkuar gjigandët europian

Rashicën e kishin kërkuar gjigandët europian

Rashica është duke kaluar në formën më të mirë të karrireës së tij, ai është shëndërruar në lojtarët kyç të skuadrës. Drejtori i skuadrës ka treguar se kanë refuzuar oferta të mëdha për Milotin dhe Nakamban.

“Gjatë verës ne kemi refuzuar disa oferta për Rashicën dhe Nakamban. Kishte shumë interes për ta. Kjo ishte një zgjedhje që ne e bëmë me dëshirë, pasi jemi ambiciozë dhe dëshironim të ruanim forcën e ekipit. Objektivi ynë është të sigurojmë futbollin evropian”.

“Nëse shkojmë në fazën në grupe, vetëm kjo na siguron 2,5 milionë euro. Ndaj për një klub si Vitesse, kjo zgjedhje që bëmë është e një rëndësie të veçante”, tregoi drejtuesi i klubit holandez. /Periskopi.com

Shpërndaje në: