Aktakuzë kundër Shakiras: I ka fshehur 14 milionë euro

Aktakuzë kundër Shakiras: I ka fshehur 14 milionë euro

Prokurorët spanjollë kanë ngritur aktakuzë kundër këngëtares dhe filantropistet kolumbiane, Shakira për shmangie tatimi për një shumë marramendëse që thuhet se mbërrin në 14,5 milionë euro nën pretendimin qesharak se jetonte në Bahamas kur dihet se është rezidente në Katalonjë.

Shakira e ndryshoi rezidencën në vitin 2015 nga Bahamas në Barcelonë, ku jeton me partnerin e saj, lojtarin e Barçës Gerard Pique.

Por prokurorët pretendojnë se ajo tashmë po jetonte në kryeqytetin katalanas edhe mes viteve 2012 dhe 2014 dhe se është dashur të paguante taksa nga të ardhurat e saj për ato vite, shkruan Periskopi.

Ata argumentojnë se ajo ishte në Spanjë për gjithë vitin, duke udhëtuar veç për periudha të shkurta kohore jashtë.

Vitin e kaluar, Shakira u paraqit edhe në Panama Papers, përcjell Periskopi, një hetim nga Guardian dhe të tjera organizata që nxorrën të dhëna skandaloze për shumë personalitete të njohura botërore. /Periskopi

Shpërndaje në: