Neymar tregon i emocionuar për jetën e vështirë: Nuk kishim para të blinim as biskota!

Neymar tregon i emocionuar për jetën e vështirë: Nuk kishim para të blinim as biskota!

Neymar ëndërronte që fëmijë që të bëhej futbollist, për t’u bërë i pasur dhe më pas të blinte një fabrikë biskotash.

Ylli brazilian ka dhënë një intervistë interesante për Thiago Nigro, një personazh i çuditshëm i cili është bërë i pasur me anë të YouTube dhe u jep këshilla njerëzve si të pasurohen, në faqen “O Primo Rico” në Youtube, aty ku është publikuar edhe intervista me Neymar.

Neymar rrëfeu vitet e fëmijërisë, duke zbuluar në familjen e tij nuk e kishin luksin as të blinin biskota, ndaj ishte fiksuar që të blinte një fabrikë të tërë kur të rritej.

“Mamaja ime atë ditë u mundua të më ngushëllonte dhe ende sot ia plas të qarit, kur e kujton atë episod”, thotë Neymar, i cili jetonte në një shtëpi të vogël me 8 persona të tjerë, ku mundësitë financiare ishin shumë të kufizuara.

Shpërndaje në: