​Haradinaj: Ekipi fenomenal i Driton Kukës po e bën krenar një komb

​Haradinaj: Ekipi fenomenal i Driton Kukës po e bën krenar një komb

Sukseset në xhudo të Disria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në World Judo Master ka bërë që shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj të ekzaltohet me këto suksese.

Haradinaj, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Kosova është shndërruar në fuqi botërore në xhudo.

“Lajmet triumfuese nuk kanë të ndalur për Kosovën, e cila është shndërruar në fuqi botërore në xhudo. E arta, Distria Krasniqi dhe e argjendta, Nora Gjakova, shkëlqyen edhe në finale të World Judo Masters në Kinë. Ekipi fenomenal që e ka ndërtuar Driton Kuka, po e bën krenar një komb të tërë! Ju lumtë”, ka thënë, i pari i qeverisë, Haradinaj.

Shpërndaje në: