Akuza të rënda për yllin e Kombëtares së Kosovës: Nuk ka një pasim të saktë
Paraqitja e fundit në Evropë, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt, është cilësuar si jashtëzakonisht e dobët nga mesfushori i cili nuk po gjen ritmin e duhur për t’u bërë protagonist siç pritej, ndaj në mediet italiane kanë filluar që tani kritikat.

“Nuk gjen një pasim të saktë, është jashtë loje dhe humb topin ato pak herë që e prek. Dëmtimet e kanë kushtëzuar, por është gjithnjë e më shumë jashtë normalitetit. Në fakt, ai është kthyer në çështje”, shkruan “Cittaceleste.it”, një prej portaleve kryesore që i kushtohet skuadrës së Lazios.
Për këtë arsye, Berishës do t’i duhet që shumë shpejt të fillojë të tregojë veten, pasi në situatën ku gjendet Lazio, gjithnjë e më shumë në epiqendër të kritikave, nuk lejohen dështime dhe në nivele të tilla çdo hap fals mund të të vendosë karrierën.



