Klopp flet për Shaqirin para derbit me Manchester United

Klopp flet për Shaqirin para derbit me Manchester United

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë fjalë miradie për mesfushorin ofanziv Xherdan Shaqirin. 

Liverpool pas 16 javës mbetet ekipi i vetëm në Premier Ligë që nuk është mposhtur, ndërsa aktualisht gjendet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak se sa Manchester City, shkruan Periskopi.

‘Të Kuqtë’ zhvillojnë nesër derbin e moçëm anglez me Manchester United, derisa tekniku gjerman ka thënë disa fjalë edhe për yllin e Zvicrës Shaqirin.

Related image

”Shaqiri është adaptuar shumë shpejt këtu, ka minutat e tij dhe po tregon se sa i vlefshëm është për skuadrën”.

”Para se ta transferoja, mendoja se nëse ai luan siç luante te Stoke City do ishte e shkëlqyeshme, prandaj nuk jam i befasuar nga ai”, deklaroi ish-trajneri i Dortmund. /Periskopi

Shpërndaje në: