Kaos në basketbollin kosovar, gjyqtarët nuk paguhen tash e tre muaj

Kaos në basketbollin kosovar, gjyqtarët nuk paguhen tash e tre muaj

Basketbolli kosovar po vazhdon të pësoj rënie në çdo aspekt.

Kohët e fundit janë dëshmi e një dështimi që e ka kapluar këtë sport, në krahasim me vitet e kaluara ku për basketbollin flitej gjithandej, shkruan Periskopi.

Më 5 prill të këtij viti, Arben Fetahu u zgjodh kryetari i ri i Federatës së Basketbollit, pas dorëheqjes së Errolld Belegut.

Related image

Fetahu kishte premtuar reforma për t’ia rikthyer basketbollit lavdinë e dikurshme.

Por duket se as ky i fundit nuk është se po ka sukses, e dështimi në këtë sport sa vjen e thellohet.

Sipas informacioneve jozyrtare, tashmë janë bërë tre muaj që kur gjyqtarët nuk janë paguar nga Federata.

Periskopi ka tentuar të lidhet me kryetarin Arben Fetahu për ta pyetur për zhvillimet e fundit, por nuk ka marrë përgjigje. /Periskopi

Shpërndaje në: