Isco i hakmerret Realit në mënyrën më të keqe, mund të transferohet te rivali i përjetshëm

Isco i hakmerret Realit në mënyrën më të keqe, mund të transferohet te rivali i përjetshëm

Real Madridi vazhdon të vuajë këtë sezon, sa me rezultate, sa me problemet e trajnerëve me lojtarët. 

‘Galaktikët’ janë aktualisht të katërt në tabelë dhe kanë një numër lojtarësh të pakënaqur me situatën në klub, transmeton Periskopi.

Një lojtar në veçanti që ka qenë seriozisht i dobët është Isco. 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje në La Liga – me vetëm pesë ndeshje si startues – dhe për pjesën më të madhe duket se nuk është i interesuar fare këtë sezon.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID-VALENCIA

Kjo gjendje e mesfushorit spanjoll i ka rënë në sy legjendës së Barcelonës, Rivaldos, i cili ka thënë se Isco e ka motivin e duhur për të kaluar tek skuadra katalanase.

”Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj që klubi dhe ai mund të përshtaten”.

“Gjithsesi, është një propozim i komplikuar, është e vështirë të imagjinohet dy rivalë të mëdhenj që negociojnë transferimin e një lojtari”, u shpreh braziliani. /Periskopi

Shpërndaje në: