Reali fiton, por vazhdon të mos bind me lojë (VIDEO)

Reali fiton, por vazhdon të mos bind me lojë (VIDEO)

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme minimale si nikoqir i Rayo Vallecano.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Karim Benzema (11′), duke vendosur në pah problemet që i ka ekipi i Solarit, pavarësisht kësaj fitoreje tejet të vështirë ndaj një ekipi si Vallecano.

Për më tepër, Luka Modric sot para se të fillonte ndeshja përpara publikut në ‘Santiago Bernabeu’ prezantoi edhe ‘Topin e Artë’, që e fitoi para 9 ditëve.


‘Galaktikët’ ngjiten në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa mysafirë gjenden në pozitën e parafundit me vetëm 10 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: