Rashicës i jepet shansi, por nuk lë gjurmë
Werder Bremen pësoi humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit, ku u mposht 2 me 1 nga Dortmund.
Bremen befasoi në fillimit të sezonit, por duket që kësaj befasie i ka ardhur fundi, shkruan Periskopi.
Dëmtimet e shumta ndoshta janë arsyeja kryesore e rënies së formës të ekipit të Kohfeldt, që tashmë pozicionohet në vendin e nëntë me 21 pikë.
Pas problemeve me lëndime, sonte kishte rastin edhe Milot Rashica, i cili luajti plotë 73 minuta.

Ylli i Kosovës nuk la gjurmë në këtë ndeshje, duke vazhduar me formën jo të mirë tek skuadra gjermane, shumë ndryshe në krahasim me Kombëtaren e Kosovës, me të cilën kishte shkëlqyer në Ligën e Kombeve.
Shkak për këtë mund të jetë edhe minutazhi i pakët që po ka në Bundesligë, çka ka bërë që ai të mos përshtatet në lojën e trajnerit gjerman.
Merkatoja e janarit po afrohet, Rashica është një yll që kërkohet nga shumë skuadra e që ndryshimi i ambientit ndoshta do ishte zgjedhja e duhur për të. /Periskopi



