Botërori i Klubeve, Real Madrid e River Plate mësojnë kundërshtarët
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë luajtur dy ndeshjet çerekfinale të “Fifa Club World Cup 2018” për klube, eventi ku marrin pjesë ekipet kampione në secilin kontinent.
Në takimet e para çerekfinale nuk kanë munguar surprizat, duke përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste.
Ndërkohë që, në gjysmëfinale kualifikohen direkt ekipi kampion i Evropës, Real Madrid dhe ai i Amerikës Latine, River Plate.
Fifa Club World Cup 2018 – Çerekfinale
Esperance de Tunis – Al Ain, 0-3
Kashima Antlers – Guadalajara, 3-2
Fifa Club World Cup 2018 – Gjysmëfinale
18 dhjetor, River Plate – Al Ain
19 dhjetor, Kashima Antlers – Real Madrid



