Super Arbër Zeneli, edhe sot shkëlqen me dy asiste dhe bën atë që nuk e ka bërë askush në Holandë (VIDEO)
Heerenveen është mposhtur në shtëpi 2 me 3 nga Utrecht.
Mysafirët shënuan tre gola të shpejtë në pjesën e parë, ndërsa vendasit u këndellen në fraksionin e dytë, por nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një rezultat pozitiv, shkruanPeriskopi.
Mirëpo, ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli shkëlqeu dhe mori notën më të lartë nga ekipi i tij për paraqitjen e sotme.
Zeneli asistoi dy herë, tek goli i Vlap dhe i van Amersfoort.
https://www.youtube.com/watch?v=Vbo9-i7kwRo
https://www.youtube.com/watch?v=VjRwDeNLmBY
Tashmë, Arbëri ka shënuar tre gola dhe ka bërë 9 asiste këtë sezon, më shumë se çdo lojtarë tjetër në ligën holandeze deri më tani. /Periskopi



