Alisson me rekordin më të keq se sa Mignolet e Karius
Portieri i Liverpool, Alisson Becker ka treguar përformanca të jashtëzakonshme deri në këto momente.
Por siç duket edhe ai ka një mangësi, gabimet.
Portieri i ‘Të Kuqëve’ gaboi sërish edhe në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht ndaj Manchester United, shkruan Periskopi.
Gabimi i tij rezultoi fatal, pasi Jesse Lingard barazoi rezultatin.
Tashmë gabimet e Alisson në këtë sezon janë dy, duke përfshirë edhe atë ndaj Leicester, ndërsa Mignolet e Karius bashkë kishin bërë kaq gabime në sezonin e kaluar. /Periskopi



