Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, Liverpool fiton derbin ndaj United (VIDEO)

Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, Liverpool fiton derbin ndaj United (VIDEO)

Liverpool ka fituar derbin e moçëm ndaj Manchester United, me rezultat 3 me 1. 

Ndeshja nisi furishëm nga ekipi i Jurgen Klopp që kërkonte golin qysh nga minuta e parë.

Atë e gjeti në minutën e 24′ kur Sadio Mane shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e Fabinho për 1 me 0.

Vetëm pas nëntë minutave, gabim trashanik i Alisson rezultoi fatal, pasi Jesse Lingard barazoi gjithçka.

Me rezultat të barabartë përfundoi edhe gjysma e parë.

Fraksioni i dytë filloi po njëjtë, Liverpool kërkonte golin, United priste kundërsulmet.

Momenti i mbrëmjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit (73′), i cili shënoi vetëm pas një minute në fushë për t’ia rikthyer avantazhin Liverpoolit.

Ishte përsëri futbollist nga Zhegra që në minutën e 80-të vulosi rezultatin 3 me 1, për të qenë edhe heroi i natës së sontme për ‘Të Kuqtë’.

Liverpool rikthehet në vendin e parë me 45 pikë, kurse ekipi i Jose Mourinhos renditen në pozitën e gjashtë me 26 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: