Flet heroi i Liverpool: Kjo është dita më e lumtur këtu

Flet heroi i Liverpool: Kjo është dita më e lumtur këtu

Anësori i Liverpool, Xherdan Shaqiri do ta mbajë mend gjatë natën e sontme. 

Ai shënoi dy gola në derbin më të rëndësishëm në Premier Ligë për ekipin, kundër Manchester United, përcjell Periskopi.

Ishte inkuadrimi i Shaqiri ai që i fitoi ‘Të Kuqëve’ tre pikë nga kjo ndeshje, pasi për vetëm 10 minuta shënoi dy gola të bukur, për rezultatin 3 me 1.

”Është një ditë e përkryer për mua… është starti ynë më i mirë në historinë e klubit dhe ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë unë mendoj se na presin kohë të mira”, tha pas ndeshjes zviceriani.

Shaqiri në Premier Ligë tash ka pesë gola dhe dy asiste. /Periskopi

Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, Liverpool fiton derbin ndaj United (VIDEO)

Shpërndaje në: