‘Çartet’ Benjamin Kololli, zëvëndësohet dhe thyen bankën e rezervistëve (VIDEO)
Zurich nuk shkoi më shumë se sa një barazim pa gola në përballjen ndaj Luganos, në xhiron e 18-të të Superligës së Zvicrës.
Zurich vazhdon të mbetet në pozitën e katërt, megjithatë pritshmërite për ndeshjen e sotme ishin maksimale, shkruan Periskopi.
Zhvillohej minuta e 64-të kur trajneri Ludovic Magnin vendosi ta zëvëndësonte yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kolollin.
Këtij të fundit nuk i pëlqeu nxjerrja nga fusha dhe me zemërim të plotë theu pjesën e lartë të bankës së rezervistëve. /Periskopi



