Shqiptarja fyen popullin e saj në televizionin gjerman
Gruaja 48-vjeçare, e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludëigsburg, në ‘stand up’-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si trafikantë të drogës dhe prostitucionit.
“Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë trafikantë të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, ka shtuar ajo. Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.
Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.



