Rita promovon albumin në New York, ndërron pesë palë veshje
Ylli i muzikës Rita Ora ka bërë promovimin e albumit të saj më të ri ‘Phoenix’ në New York natën e mbrëmshme.
Mediat ndërkombëtare që kishin përcjellë nga afër këngëtaren me orgjinë shqiptare, nuk lanë pa komentuar edhe veshjen e saj.
Gjatë kësaj mbrëmje, Rita kishte ndërruar pesë palë veshje, katër fustane dhe në fund një veshje sportive.
Padyshim, paraqitja e Ritës është vlerësuar me nota pozitive si nga mediat ashtu edhe nga fansat.










