Portierit të Liverpoolit i turren fansat pas gabimit ndaj United-it, shahet dhe i bllokon

Portierit të Liverpoolit i turren fansat pas gabimit ndaj United-it, shahet dhe i bllokon

Liverpooli fitoi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në Anfield Road të dielën. Heroi i ndeshjes ishte zvicerani me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Por, kjo lojë pati edhe fytyrën tragjike e që ishte portieri i Liverpoolit, Alisson Becker.

Ai gaboi në mënyrë amatoreske te goli i parë që e shënoi Jesse Lingard duke i rrëshqitur topi nga duart.

Bashkëlojtarët i dolën në mbrojtje, duke përfshirë edhe shumë tifozë, por pati edhe nga ata që ia morën inat. Liverpooli s’ka pasur fat me portierë tash e një kohë të gjatë, dhe duket se njësoj po  vazhdon edhe pas ardhjes së portierit që i kushtoi këtij klubi një ‘dreq e gjysmë’.

Një tifoz me emrin Edwing Tellez i tha atij “Nuk je në nivel që të luash për Liverpoolin,” Por Alissoni ia ktheu me arrogancë: “A po e sheh sa shumë njerëz nuk po e pëlqejnë komentin tënd, bre idiot?!”

Tifozi nuk e lë me kaq duke i thënë: “Unë jam tifoz i Liverpoolit dhe s’ka rëndësi nëse ti e ndjekësit e tu më quani “idiot” dhe më ofendoni. Kurrë s’jam vetëm. Ti duhet të flasësh në fushë. Bëhu i vlefshëm për atë fanellë, se tash për tash nuk je.”

Por, portieri i Liverpoolit ka pranuar veç katër gola në këtë edicion duke realizuar më së shumti paraqitje me portë të paprekur. Megjithatë kjo po kontestohet nga shumë tifozë të Liverpoolit që meritat për një gjë të tillë ia lënë mbrojtjes dhe taktikave të Kloppit.

Në shumicën e ndeshjeve, Alisson ka bërë gabime amatoreske të cilat për fat të mirë nuk janë ndëshkuar.

Por, sivjet i ndodhi që edhe një herë tjetër të gabonte e të ndëshkohej. Shihni këtë gol nga Leicesteri:

Shpërndaje në: