Lajm senzacional: Starton Muriq për Manchester Cityn e Guardiolas në çerekfinale
Është bërë i ditur formacioni zyrtar i Manchester Cityt në përballje me Leicester Cityn në kuadër të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Dhe siç nuk pritej, në portë qëndron portieri i kombëtares së Kosovës Arijanet Muriq krahas shumë yjeve si Mahrez, Aguero, Foden, Stones, De Bruyne, Walker dhe Otamendi.
Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në të cilën ka luajtur deri tash portieri kosovar dhe mbetet të shihet se çfarë performance do të ketë.
I urojmë fat!




