Nota e çmendur e heroit të Manchester City, Arijanet Muriq
Arijanet Muric është vlerësuar ndër më të mirët në ndeshjen Leicester City – Manchester City.
Portieri i Kosovës priti dy penallti për ta dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Muric mori notën 7.2, ashtu si shumica e futbollistëve, por la prapa 12 lojtarë nga gjithsej 22 që ishin në fushë.
City triumfoi 3-1 me penallti, realizuan Gundogan, Gabriel Jesus dhe Zianchenko, derisa dështoi Sterling.
Për Leicesterin, Fuchs e dergoi topin jashtë portës, ndërsa Murici priti goditjet e Maddisonit dhe Soyuncus për ta dërguar Man Cityn në gjysmëfinale.




