Shaqiri tregon ëndrrën që e ka me Liverpoolin

Shaqiri tregon ëndrrën që e ka me Liverpoolin

Ylli i Liverpool, Xherdan Shaqiri ka folur në një intervistë të shkurtë për faqen zyrtare të ‘Të Kuqëve’. 

Shaqiri është shëndrruar në lojtarin më të përfolur në ishull, falë dygolëshit që shënoi ndaj Manchester United, përcjell Periskopi.

Ai po konsiderohet si një nga transferimet më të lira dhe më të qëlluara nga Jurgen Klopp.

Image result for shaqiri vs United two goals

Teksa po shikonte foton e parë me trajnerin gjerman, futbollisti zvicerian u shpreh: ”Ishim të lumtur që gjithçka ka përfunduar dhe mund ta nisnim një epokë të re”.

”Shpresojmë që të kemi suksese së bashku. Më e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjet”.

”Ëndrra ime është që të fitojë ndonjë trofe me këtë ekip”, u shpreh Shaqiri. /Periskopi

Shpërndaje në: