KB Prishtina – Szolnoki Olaj, këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen
Z Mobile Prishtina sonte e zhvillon ndeshjen e dytë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë hungarez Szolnoki Olaj.
Pas humbjes në udhëtim nga skuadra gjermane Oliver Wursburg (95:77), Prishtina sonte shpreson të shënojë fitore dhe të rrisë apetitet për të shkuar edhe më tutje në këtë garë.
Edhe skuadra hungareze në ndeshjen e parë ka pësuar humbje, pasi u mposht nga Pinar Karsiyaka me rezultat 74:70.
Ndeshjen Z Mobile Prishtina – Szolnoki Olaj, e cila fillon në orën 19:00 mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mposhtëm.



