Pesë skuadra të njohura evropiane të interesuar për mbrojtësin e Kosovës

Pesë skuadra të njohura evropiane të interesuar për mbrojtësin e Kosovës

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu, pasi për shërbimet e tij janë duke u interesuar disa skuadra evropiane dhe korçarët presin t’i mbushin arkat me shitjen e tij.

Ofertat për të nuk kanë munguar që në verën e shkuar, por aktivizimi i këtij sezoni duket se ia ka rritur edhe më shumë çmimin e kartonit. Së fundmi, “Panorama Sport” mëson se gjigantët suedezë të Malmos kanë trokitur në derën e korçarëve. Por, që burime pranë klubit bëjnë me dije se nuk janë vetëm zyrtarët e Malmos ata që kanë treguar interesim për Alitin.

Image result for Fidan Aliti Kosovo

Prej muajsh lojtari po ndiqet me kujdes nga skautë të ndryshëm nga Suedia, mes të cilëve janë edhe zyrtarë të Malmos, por edhe dy ekipeve me emër në këtë kampionat, Aik i Stokholmit dhe Goteborgu. Për momentin, ende nuk ka asgjë zyrtare. Shitja e tij është e pashmangshme dhe Skënderbeu po pret ofertën më të lartë.

Gazeta mëson gjithashtu se janë edhe dy skuadra të tjera mjaft të njohura në gjurmët e Alitit. Kasimpasha e Turqisë, e cila luan një sezon deri diku të mirë këtë sezon, teksa konkurron për një vend edhe në Kupat e Evropës, por edhe Karabaku i Azerbajxhanit, ku luan edhe Ansi Agolli. Me shumë gjasa, cili do të ofrojë më shumë do e bëjë të vetin Alitin, që tashmë është në kulmin e karrierës.

Shpërndaje në: