Theu rekorde, por suspendohet pasi kishte gënjyer për moshën – ishte 12 vite më i vjetër
Gourav Mukhi hyri në historinë e Superligës së Indisë duke u bërë lojtari më i ri që shënon gol, vetëm 16 vjeç.
Por gënjeshtra e tij është ekspozuar shumë shpejtë.
Ai është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet, pasi nuk ishte një adoleshent, por një lojtar që kishte 28 vjeç, transmeton Periskopi.

Goli historik erdhi kur sulmuesi i Jamshedpur FC shënoi në barazimin vendimtar 2-2 me Bengaluru FC.
Dilemat e shumta u ngritën për moshën e tij, ndërsa Mukhi nuk arriti të vërtetonte se ishte me të vërtetë 16-vjeçar, duke u suspenduar fillimisht për gjashtë muaj.
“This is the best moment of your life,” @Tim_Cahill to tonight’s goal scorer Gourav Mukhi.
Don’t miss the sensational ? scenes from the Sree Kanteerava Stadium after @JamshedpurFC earned a dramatic draw against @bengalurufc.#LetsFootball #BENJAM #FanBannaPadega pic.twitter.com/ULyOxe5uCB
— Indian Super League (@IndSuperLeague) October 7, 2018
Kjo nuk është hera e parë që ai ka dhënë informacione fals për moshën e tij.
Në vitin 2015 ai provoi të merrte pjesë në ‘India U16 National Camp’, por u kthye mbrapsht pasi ishte shumë i vjetër për të qenë pjesë e kampit. /Periskopi



