Ky do të jetë trajneri i ri i Manchester United

Ky do të jetë trajneri i ri i Manchester United

Mauricio Pochettino është ‘Special One’ dhe do të jetë njeriu që do të zëvendësojë Jose Mourinhon në Manchester United, thotë Jamie Redknapp.

Trajneri aktual i Tottenham konsiderohet të jetë një nga konkurrentët kryesor për të mbushur boshllëkun menaxherial në Old Trafford, transmeton Periskopi.

Ka edhe disa opsione, por United do të mirëpriste mundësinë për të sjellë një trajner tjetër me përvojë të konsiderueshme në Premier Ligë.

Asnjë marrëveshje nuk do të bëhet së shpejti, me Ole Gunnar Solskjaer që ka marrë frenat deri në fund të sezonit, por situata do të rivlerësohet para verës.

”Mendoj që Manchester United do ta marrë atë. Besoj që ata do tentojnë ta bindin dhe do ta marrin Mauricion si menaxher”.

”Tifozët e Tottenham do shqetësohen pasi ai është ‘Special One’ i tyre, por ai është një trajner i mrekullueshëm që çdokush ka dëshirë ta ketë”, tha ish-mesfushori i ‘Gjelave’ Redknapp. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: