Messi han hamburgerë me 30 mijë euro, i jep vendit të tij veç lëmoshë

Messi han hamburgerë me 30 mijë euro, i jep vendit të tij veç lëmoshë

Përmes shoqatës së tij të bamirësisë, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, i ka dhuruar 100 mijë euro për produktet thelbësore të përkujdesjes shëndetësore, për provincën Chacho të Argjentinës.

Argjentinasi i dërgoi këto produkte në atë regjion përmes UNICEF-it, organizatë kjo të cilën ai e përfaqëson dhe që është nga sponsorët e klubit ku luan Messi, Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

300 çanta shpine të mbushura me produkte sanitare, si ndihma e parë, janë dërguar në vendlindjen e Messit gjatë periudhës nëntor 2017 – shtator 2018.

Për më tepër, 240 furnizime të tjera u shpërndanë në qendra të ndryshme të atij rajoni, me qëllim për t’iu ndihmuar pacientëve nëpër qendrat mjekësore të asaj zone.

Gjithsej 37,755 fëmijë ishin pjesë e 41,600 njerëzve të cilët kanë përfituar për shkak të kësaj iniciative të yllit argjentinas të Barcelonës.

Kujtojmë se Messi më herët kishte ngrënë hamburgera me vlerë 30 mijë euro.

Shpërndaje në: