Bekim Isufi, trajneri më i mirë për vitin 2018
Bekim Isufi është zgjedhur trajneri më i mirë në vend për vitin 2018.
Tekniku gjilanas i cili udhëhoqi Dritën drejt fitimit të titullit kampion dhe fitimit të Superkupës ka marrë epitetin e trajnerit të vitit në gala mbrëmjen e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës për përzgjedhjen e laureatëve më të mirë të vitit që po e lëmë pas.
Isufi ishte trajneri i parë që kaloi turin parakualifikues në Ligën e Kampionëve, derisa me Dritën e tij arriti të shkruante në histori duke luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në po të njejtin vit.
Epitetin e trajnerit më të mirë për vitin 2018 Isufi e pranoi nga kryetari i shoqatës së trajnerëve në Kosovës, Ajet Shosholli.



