Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin e Valencias
Barcelona ka rënë dakord për të nënshkruar me mbrojtësin Jeison Murillo në huazim nga Valencia.
Mbrojtësi fillimisht do të bashkohet me klubin për në një marrëveshje afatshkurtër, me Barçën që e ka opsionin për ta blerë mbrojtësin për 25 milionë euro në fund të sezonit, shkruan Periskopi.

Kolumbiani ka pasur një karrierë të gjatë me ekipe të ndryshme, pasi ‘Katalanasit’ do të jenë ekipi i tetë në karrierën e tij.
Vermaelen do të jetë jashtë fushave edhe një muaj, ndërsa Umtiti nuk dihet se kur do të rikthehet.
Këto e kanë detyruar bordin e Barcelona të huazoj Murillon. /Periskopi



