Pepe arrogant? Gjesti i tij po përflitet në të gjithë botën
Mbrojtësi aktual i Besiktas, Pepe ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.
Portugezi njihet si një ndër lojtarët më arrogant që ka njohur historia e futbollit, por ky gjest ndoshta do ta ndryshoj mendimin e shumëkujt, përcjell Periskopi.
Ekipi turk Besiktas është duke u përballur me probleme financiare kohëve të fundit, çka ka bërë që edhe rezultatet të jenë shumë të dobëta këtë sezon.
Pepe ka ndërprerë kontratën me gjigantin turk pasi i kanë mbetur shumë borxhe, megjithatë ai ka vendosur që t’ia falë klubit.
Përveç kësaj, Besiktas i kishte mbetur borxh edhe një pjesë të stafit ndërsa ish-mbrojtësi i Real Madrid ka vendosur t’i paguaj ato dhe të largohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Periskopi



