Reagojnë ‘Dardanët’ për arrestimin e Lulzim Berishës
Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale fajde, mashtrim, pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, ku është i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Albani.
Lidhur me këtë ka folur nënkryetari i tifo grupit “Dardanët”, Lorik Berisha.
Berisha nuk deshi të flasë shumë për këtë punë, por tha se nuk beson të jenë të vërteta ato për çfarë është arrestuar kryetari i “Dardanëve”, shkruan insport.
“Nuk kam shumë informacione për këtë, nga mediet e kuptova edhe unë”, u shpreh fillimisht Loriku.
“Por, mund të them se me aq sa e njoh, ai nuk është marrë me këso punë”, tha nënkryetari i Dardanëve.



