Emery konfirmon të ardhmen e Ozil
Trajneri i Arsenal, Unai Emery ka deklaruar se Mesut Ozil është ende i nevojshëm për ekipin e tij.
Playmejkeri gjerman kohëve të fundit ka qenë i frustruar me minutat që po i jepen në Emirates, me trajnerin që ka zgjedhur opsione tjera përpara tij, transmeton Periskopi.
Ozil gjithashtu nuk luajti në humbjen ndaj Tottenham në çerekfinalet e Carabao Cup, me ish-trajnerin e PSG që e justifikoi se ishte ‘vendim taktik’.

”Dua që çdo lojtar me një mentalitet të mirë të na ndihmojë. Ai mund të na japë cilësinë dhe karakteristikat e tij. Kemi nevojë për Mesut Ozilin”.
”Çdo lojtar është i rëndësishëm për ne dhe e kuptoj frustrimin kur dikush nuk luan”.
”I kam thënë atij se kemi nevojë për të. Ai do të jetë nesër pjesë e skuadrës”, u shpreh Emery.
Ozil ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, me Interi që është në ‘pole-postition’ për transferimin e tij. /Periskopi



