Nokautoi kundërshtarin, por pastaj bëri diçka të papritur (FOTO)
Alexander Gustafsson i propozon të dashurës pas një nokauti briliant të Teixeira.
Mbrëmë në Stockholm të Suedisë u mbajt UFC 213, ku dueli kryesor ishte në mes Alexander Gustafsson dhe brazilianit Glover Teixeira.
Pas fitores, Gustafsson u ul në dy gjunjë dhe i propozoi martesë të dashurës së tij në mes të Octagonit, transmeton Periskopi.




Suedezi Gustafsson e nokautoi Teixeiran në raundin e pestë, pas disa goditjeve të sakta dhe të shpejta ‘upercut’.
Tani Gustafsson do ta ketë syrin kah UFC 214, ku në meçin për titull do të luftojnë kampioni Daniel Cormier dhe ish-kampioni Jon Jones. /Periskopi



