Tifozët e Liverpool shpërthejnë kundër Klopp për Shaqirin

Tifozët e Liverpool shpërthejnë kundër Klopp për Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk është pjesë e formacionit startues të Liverpool në përballjen e sontshme ndaj Wolves, që fillon nga ora 21:00. 

Të gjithë kishin pritur që ylli zvicerian ta niste nga fillimi këtë ndeshje, por trajneri Klopp ka befasuar duke e lënë në stol futbollistin nga Zhegra, shkruan Periskopi.

Shaqiri vije në këtë ndeshje pas përformancës së shkëlqyeshme që pati ndaj Manchester United, ku shënoi dy gola dhe ishte vendimtar në fitoren e ‘Të Kuqëve’ atë ndeshje.

Lënia në stol 27-vjeçarit nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Liverpool, që kanë shpërthyer me komente në rrjete sociale. /Periskopi



Shpërndaje në: