Eden Hazard bën ligjin në Premier Ligë

Eden Hazard bën ligjin në Premier Ligë

Ylli i Chelseat, Eden Hazard është duke e përjetuar sezonin më të mirë prej transferimit të tij nga Lille në ‘Stamford Bridge’. 

Loja ofanzive e Sarrit dhe liria e tij në fushë kanë bërë që belgu të shkëlqejë këtë sezon me Chelsea, shkruan Periskopi.

Kësisoji, ai deri tani ka shënuar 10 gola, derisa disa ndeshje të Kupës dhe Europa League ai nuk ka startuar fare, derisa mungoi edhe në Premier Ligë për shkak të dëmtimeve.

Sipas faqes për statistika, Opta Hazard deri tani ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të gjitha garat, lojtari i vetëm në ishull që e ka bërë këtë deri tani. /Periskopi

Shpërndaje në: