Kapiten te Kosova, por nuk luan me Lazion – çfarë po ndodh me Valon Berishën?

Kapiten te Kosova, por nuk luan me Lazion – çfarë po ndodh me Valon Berishën?

Lazio është rikthyer te fitorja pas shtatë ndeshjeve, duke e mposhtur Cagliarin 3 me 1 në ‘Olimpico’.

‘Lacialët’ janë një ndër favoritët për të përfunduar brenda katërshes më të mirë në Serie A, përcjell Periskopi.

Por ajo çka bie në sy është mungesa e vazhdueshme e kapitenit të Kosovës, Valon Berisha.

Related image

Ai u transferua në Itali nga Salzburg dhe në fillimin e kampionatit ishte i dëmtuar.

Megjithatë, edhe pas rikthimit në fushë nuk është që ka bindur trajnerin Simone Inzaghi.

Deri tani, ai është paraqitur 10 herë me Lazion dhe ka dhuruar një asist. Nëse kjo kthehet në minuta, atëherë ai ka luajtur vetëm 363 minuta, shumica e tyre në Europa Ligë.

Si duket për Berishën aventura në Serie A nuk do të zgjasë shumë./Periskopi

Shpërndaje në: