Arsenali rikthehet te fitorja, Aubameyang shkëlqen (VIDEO)

Arsenali rikthehet te fitorja, Aubameyang shkëlqen (VIDEO)

Arsenali ka rigjetur fitoren pas dy humbjeve rradhazi.

‘Topçinjët’ kanë mposhtur 3 me 1 Burnleyn në ‘Emirates’, në një ndeshje jashtëzakonisht të luftuar.

Epërsia e vendasve erdhi pas 14 minutave, ku pas disa kombinimeve fantastike Aubameyang shënoi për 1 me 0.

Ishte sërish sulmuesi nga Gaboni që dyfishoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa arriti kuotën e 12 golave dhe u bë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë.

Barnes (63′) ngushtoi diferencën, por në fundin e ndeshjes Iwobi shuajti shpresat e mysafirëve për rezultat pozitiv, duke shënuar për 3 me 1.

Arsenali mbetet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Burnley vazhdon luftën për mbijetesë./Periskopi

Shpërndaje në: