Befasitë e javës, Chelsea e City pësojnë humbje (VIDEO)

Befasitë e javës, Chelsea e City pësojnë humbje (VIDEO)

Chelsea ka pësuar humbje pas 12 ndeshjeve, duke u mposhtur nga Leicester me rezultat minimal në ‘Stamford Bridge’. 

Goli i Jamie Vardy në minutën e 51′ ishte vendimtar në këtë ndeshje.

‘Blutë’ provuan të barazonin, por shtylla i mohoi dy herë golin.

Ekipi i Sarri mbetet në vendin e katërt me pikë të barabarta me Arsenal, ndërkohë Leicester ngjitet në vendin e nëntë me 25 pikë.

Manchester City është befasuar në ‘Etihad Stadium’, teksa është mposhtur 2 me 3 nga Crystal Palace.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan të parët me anë të Ilkay Gundogan (27′).

Por pas kësaj, gjithçka mori tatëpjetën për ekipin e Guardiolas.

Për vetëm dy minuta (33′ 35′), ‘Shqiponjat’ rikthyen epërsinë. Së pari ishte Schlupp dhe pastaj Townsend me një super-gol arriti që të befasonte publikun.

Për ta thelluar epërsinë, Milivojevic shënoi (51′) nga penalltia.

Deri në fund, krejt çka bëri City ishte ngushtimi i rezultat në 2 me 3 nëpërmjet De Bruyne pesë minuta para fundit.

City tashmë është katër pikë larg nga lideri Liverpool, ndërsa Palace në vendin e 14 me 18 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: