Kush është Hamza që e mposhti sot Chelsean?
Chelsea sot humbi 1 me 0 në shtëpi ndaj skuadrës së Claude Puel, Leicester Cityt. Të vetmin gol e shënoi Jamie Vardy pas asistimit të zbulimit të vitit, James Maddison, shkruan Periskopi.
Por, një emër bëri bujë me paraqitjen e tij duke mos e lënë ekipin e Chelseat të bënte manovra të rrezikshme në mesfushë si zakonisht. Ishte befasi madje edhe vetë prania e tij nga fillimi.
Ai është Hamza Choudhury nga Loughbororugh i Anglisë. Hamza ishte pjesë e Akademisë së Leicester Cityt. Deri tash ka qenë i huazuar në Burton Albion në dy raste duke pasur së bashku 26 ndeshje.
Në Premier Ligë është paraqitur vetëm 9 herë.
Ai rrjedh nga një familje prej Bangladeshit dhe është ndër të rrallët e kësaj etnie që ka arritur të shkojë në majë të futbollit anglez edhe pse shumë bangladeshas jetojnë në Angli. /Periskopi



