Inter trajnerin e ndërron por zakonin nuk e harron, mposhtet nga Southampton (Video)

Inter trajnerin e ndërron por zakonin nuk e harron, mposhtet nga Southampton (Video)

Inter në këtë ndeshje ishte i udhëhequr nga trajneri i përkohëshëm Stefano Vecchit, i cili debutoi me humbje ndaj Southampton në kuadër të Europa League.

“Neruazzurët” edhe pse shënuan të parët nuk arritën të mbyllin ndeshjen në favor të tyre, pasi që skuadra angleze e përmbysi rezultatin në 2-1. Për italianët shënoi si zakonisht kapiteni Icardi në minutën e 33’ të ndeshjes.

Southampton nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me anë të Van Dijk (64’) ndërsa golin e fitores i’a dhuroi lojtari i Interit, Yuto Nagatomo i cili pas një harkimit në zonë nga anglezët e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij në minutën e (69’).

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Southamptoni është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Interi në vendin e fundit me 3 pikë, kurse lider në grupin K është Sparta Prague me 9 pikë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=o_WHxubg9ME

Shpërndaje në: